Ekonomi

Bekteshi: Ka filluar trendi i uljes së çmimeve

18.11.2022 14:17

Çmimet e bukës dhe qumështit sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi kanë filluar të ulen...

Çmimet e bukës dhe qumështit sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi kanë filluar të ulen. Buka nga 38 denarë ka rënë në 36, kurse një litër qumësht i një kompanie të caktuar nëse para një javë ka kushtuar mbi 80 denarë, tani e njejta kushton 76 denarë theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pas takimit me prodhuesit dhe zingjirët e marketeve.  
 
“Kemi ardhur në përfundim se ka filluar trendi i uljes së çmimeve të qumështit dhe bukës. Buka tani ka rënë nga 38 në 36 denarë, kurse qumështi në 76 denarë dhe çmimi do të vazhdojë të bjerë. Sipas të gjitha përllogaritjeve, në seksionin e lëndëve të para do të ketë një ulje të mëtejshme në ditët në vijim, duke qenë se EMV po lidh kontrata me këto konsumatorë. Si ministri i kemi njoftuar prodhuesit se jemi duke analizuar masat shtesë që do të merren për vitin e ardhshëm.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Bekteshi: Nga dhjetori presim ulje të mëtejshme
 
Ai beson se pas lidhjes së kontratave me EMV-në për rrymë më të lirë, kompanitë do t'i ulin edhe më shumë çmimet për konsumatorët. Një ndryshim i madh në çmimet pritet në javën e parë të dhjetorit.
 
“Për shkak se iu referuan çmimit të energjisë elektrike, pres që nga 1 dhjetori të ketë ulje të mëtejshme të çmimeve nga 5 në 12% në javën e parë të dhjetorit. Nëse nuk ka ulje, atëherë do të miratojmë masat e reja që dalin nga ligji i tregtisë për të kufizuar marzhet.”, tha Bekteshi.
 
Bekteshi tha se do të vendosen ndalesa për ushtrim të veprimtarisë, te ato kompani ku do të konstatohet se ka shkelje ose qëndrim mashtrues ndaj konsumatorëve.
 
ERSAN PAJAZITI