Botë
Dialogu Kosovë-Serbi, Stano: Kurti e Vuçiq më 21 nëntor në Bruksel
18.11.2022 14:36
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë ftuar në Bruksel...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë ftuar në Bruksel për dialog në nivel më të lartë ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Sipas Stano, Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel me qëllim të gjetjes sa më të shpejtë të një zgjidhjeje, një rrugë evropiane për të dalë nga situata aktuale e cila është një nga më të rëndat që nga viti 2013.
“Shpresojmë që të vijnë shumë shpejt, që ne ta zgjidhim çështjen para 21 nëntorit dhe jo më pas.”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së Peter Stano, megjithëse ende nuk ka një informacion të konfirmuar tash më nëse kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq e kanë pranuar ftesën.
Prishtina dhe Beogradi zyrtarë raportojnë se akoma çështja e targave nuk është e zgjidhur që nënkupton se marrëveshje për targat e bashkë me të edhe zgjidhje të krizës, akoma nuk ka.
Derisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston, Kryeministrja e Serbisë Bërnabiq pohon të kundërtën. Brnabiq, tha se serbët nga Kosova kërkojnë që të zbatohet dhe respektohet marrëveshja e nënshkruar. Ajo shtoi se Beogradi është i shqetësuar sepse Prishtina nuk i sheh frytet e bisedimeve me BE-në dhe SHBA-në.
.
