Maqedoni

Rasti “Onishçenko”, Dimovski raporton para deputetëve

18.11.2022 15:17

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, raportoi para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje...

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, raportoi para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të punës së shërbimeve të sigurisë, se si shtetasi ukrainas Oleksandr Onishçenko është pajisur me shtetësinë e Maqedonasë së Veriut. Për shkak të informacioneve të kualifikuara që duheshte të prezantojë para deputetëve, Dimovski kërkoi që seanca të jetë e mbyllur për publikun.
 
“Fillimisht dua t’u falënderojë për mundësinë që të vijë dhe drejtpërdrejt para Komisionit të paraqes të gjitha njohuritë lidhur me rastin që paraqiti interes të lartë në opinion. Kërkoj që kjo seancë të jetë e mbyllur për publikun sepse dokumentet për të cilat jam thirrur janë të një natyre të klasifikuar.”, tha Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare,
 
Veç rastit Onishçenko, Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare tha se do të informojë deputetët edhe për akuzën se Agjencia i keqpërdor mjetet dhe metodat e saj për të ndjkur opozitën. 
 
Kërkesa e Dimovskit që seance të jetë e mbyllur u miratua nga shumica e anëtarëve të Komisionit.
 
“Komisioni vendosi që vazhdimi i seancës së pestë të jetë pa prezencën e opinionit.”, tha Lupço Prenxhov, kryetar i Komisionit.
 
Për shkak të karakterit të informatave në Komision  qëndruan vetëm deputetët që kanë sertifikat sigurie.
 
Komisioni kërkon që Dimoski të sqarojë se si oligarku ukrainas Oleksandar Onishçenko ka kaluar filtrat e sigurisë kur paraprakisht është ditur se për të në Ukrainë ka një fletarrest pasi është i përfshirë në raste korruptive dhe se është në listën e zezë të SHBA-ve.
 
SHPËTIM NUREDINI