Maqedoni

Kuvend, miratohet ligji për shujtën studentore

18.11.2022 15:34

Me 58 vota për 21 të përmbajtur dhe asnjë kundër Kuvendi e miratoi ndryshimin e ligjit për shujtë të subvencionuar studentore....

Me 58 vota për 21 të përmbajtur dhe asnjë kundër Kuvendi e miratoi ndryshimin e ligjit për shujtë të subvencionuar studentore. Nga VMRO DPMNE akuzuan pushtetin se nuk është publikuar për opinionin publik  marrëveshja e arritur. Kjo marrëveshje sipas tyre duhet anuluar sepse me të nuk janë plotësuar kërkesat e studentëve, për rritjen e standardit studentor. 
 
“E ardhmja e këtij vendi janë studentët. Theksuat se biseduat me studentët por askund nuk mund ta shohim se për çka jeni marrë vesh, çka është negociuar dhe pse nuk e kemi marrëveshjen konkrete mes studentëve dhe Qeverisë. Atë që dueht ta bëni në këtë moment është që të tërhiqet ligji, në afat prej 24 orësh ti thërrisni studentët të mirreni vesh për vendim të ri që studentët të kalojnë këtë krizë me dinjitet.”, tha Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE.
 
Në vend të politizimit të çështjes së studentëve për poena politik duhet që me forca të përbashkëta të tregohet vullnet politik për përmirësimin e standardit e jo vetëm fjalë boshe akuzuan nga PLD.
 
“Në vend se të flasim se kush çka ka bërë dhe jukeni praktikuar pushtetin dhe keni mundur shum gjëra të bëni duhet që me forca të përbashkëta të bashkohemi dhe të tregojmë vullnet politik të shohim se si mund të veprojnë institucionet që të përmirësojmë standardin studentor.”, tha Monika Zajkova nga PLD.
 
Ligji për shujtë të subvencionuar studentore parasheh që deri më 15 mars çdo studenti ti paguhet nga 120 deanrë për shujtë studentore apo 2400 deanrë në muaj. Do të ketë edhe pagesë retroaktive nga 15 shtatori deri më tani, dhe do të kyqen edhe studentët e rinj. 
 
FLUTURA LATIFI