Maqedoni

Kompania turke “Teknopanel” do të ndërtojë një objekt prodhues në TIRZ Shkup

18.11.2022 15:50

120 vende pune, pag mesatare prej 600 euro brenda kompanisë dhe risi teknologjike...

120 vende pune, pag mesatare prej 600 euro brenda kompanisë dhe risi teknologjike do të ofroj investimi i ri 20 milion eurosh i kompanisë turke Teknopanel. Kryeministri kovaevski tha se Qeveria po punon për krijim e kushteve për investitorët e huaj si në aspektin infrastrukturor ashtu dhe në aspektin e siguris.
 
“Kompanit turke kanë rezultat në Maqedoninë e Veriut. Investimi i Teknopanel është investimi i parë i kompanisë jashta teritorit të Turqisë , dhe kjo nënkupton se qeveria krijon kushte për investitorët e huaj. Jemi antar të NATOS dhe kjo krijon siguri te investuesit. Obligim i yni çdoher do të jet të kujdesemi për fushen e biznesit duke iu ndihmuar me subvencione dhe duke u bër teren më i përshtatshëm për të bër biznes.”, tha Dimitar Kovacevski•kryeministër i RMV-së.
 
Kompania Teknopanel do të prodhoj panele inovative. Prodhimi do të fillojë vitin e ardhëshëm, dhe në planet e kompanisë është që në dekadën e ardhëshe të siguroj eksport në vlerë prej 170 milion euro.
 
“Investimi i ri do t'i japë vlerë të shtuar në ekonominë e Maqedoninsë së Veriut. Para së gjithash, kjo është qendra e Evropës, nga ku do të eksportohet prodhimi. Me ndihmën e bashkëpunimit me kompani nga rajoni, njerëz të kualifikuar, besoj se kjo do të jetë një tjetër histori e suksesit tonë. Mbështetja dhe stimujt e qeverisë janë gjithashtu shumë të vlefshme për ne.”, tha Orhan Kahvexhi, pronar i kompanisë Teknopanel.
 
“Çdo gjë ka filluar në takimin tonë kur kemi kërkuar teren të përshtatshëm për këtë kompani dhe tani ky investim po bëhet realitet. Është rezultat i konceptit të TIRZ për tërheqjen e investitorëve të huaj, ne jemi të hapur dhe të drejt strategjia jonë është reale dhe nuk është vetëm vullnet.”, tha Jovan Despotovski, drejtor i TIRZ 3.
 
Në kompanit e projektit të Zonës së zhvillimit industrial teknologjik në Shkup janë krijuar mbi 200 vende punë vetëm këtë vit, ka rritje të të punësuarve në mbi 16 përiqnd. 
 
GAZMEND REXHEPI