Maqedoni

Bytyç, çmimi i rrymës jo më lartë se në bursë

18.11.2022 16:15

Deri sa TEC Manastiri pret transformatorin për bllokun e tretë, jashtë funksionit prodhues ka mbet edhe blloku I parë...

Deri sa TEC Manastiri pret transformatorin për bllokun e tretë, jashtë funksionit prodhues ka mbet edhe blloku I parë, por nga Elektranat e Maqedonisë sigurojnë se është ndalesë teknike e planifikuar dhe e shkurtë me qëllim që të sanohen defektet e kondenzatorit, dhe pjesë të defekteve në sistemin e gypave përques e cila duhet të zgjatë deri të hënën, kur blloku I parë përsëri pritet të futet në funksion.
 
Ndërsa jashtë funksionimit janë edhe TEC  Osllomej dhe TEC Negotinë të cilat janë në riparime të përgjithshme. Nga ana tjetër Elektranat e Maqedonisë për momentin janë duke blerë rrymë dhe sipas bilansit të fundit elektronik kanë qenë të prodhuara diqka më tepër se 10 Megavat Orë Elektrike, ndërsa kanë qenë të blera rreth 3000 Mega Vat Orë Elektrike. Edhe përskaj kësaj nga Qeveria thonë se nuk ka vend për panik, dhe se nga dhjetori do të punojnë të gjitha kapacitetet. 
 
“Nëse në treg keni energji elektrike ku cmimi I berzës është më e ulët se cmimi I kapaciteteve prodhuese, është e pa kuptimit që ne të prodhojmë rrymë me cmim më të lartë. Çmimi prodhues I TEC Negotinë është me e lartë se sa ajo blerëse në disa momente të caktuara, kur në berz është gjetur energji elektrike me cmim më të ulët”, u shpreh zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.
 
Presion për cmimin e Energjisë Elektrike për anvisnitë dhe për prodhuesit e vogël, po e bëjnë kompanitë të cilat nga tregu I lirë janë dislokuar në tregun regulativ, por nga Qeveria akoma nuk I bëjnë të ditur emrat e këtyre kompanive, por as nuk tregojnë se a thua vallë për këtë veprim priten të gjoobiten. 
 
“Mendoj se me këtë duhet të meret Komisioni Regullativë për Energjetik dhe Komania e cila përqon këtë rrymë si në rastin konkret EVN Hom, prandaj ne I kemi ftuar të gjitha organet kompetente të veprojnë në bazë të ligjit, dhe nëse dikush ka vepruar jashtë ligjeve të parapara dihet se kuy mund të gjendet pergjigjja e kësaj”, theksoi Bytyqi.
 
Objektet Publike dhe ato Shëndetësore marrin rrymë përmes shitjes së Elektranave të Maqedonisë edhe atë me cmim më të ulët sesa ajo që gjendet në berzë. Shkollat dhe Çerdhet mbeten në tregun e rregulluar deri në fund të muajit prill Procesi edukativo arsimor nuk duhet të ndalet përshkak mos aftësisë së disa komunave, pohoi Bytyqi.
 
FITIM KRYEZIU