Maqedoni
Rasti Onishçenko duhet ti "kthjelloj" institucionet, Musliu: Të sqarohen dilemat rreth procedurave
18.11.2022 17:44
“Në çdo rast, duhet bërë një dallim midis rrezikut të sigurisë dhe dëmtimit të reputacionit....

“Në çdo rast, duhet bërë një dallim midis rrezikut të sigurisë dhe dëmtimit të reputacionit. Sa i përket rrezikut të sigurisë, nuk besoj se thjesht me dhënien e nënshtetësisë i kanë dhënë certifikatat e sigurisë, qe ai të ketë qasje në strukturat dhe informacionet e sigurisë në Maqedoni, por gjithsesi na duhen ato dyshime apo dilema që partnerët tanë mund ti kenë në lidhje me procedurat tek ne, ti pastrojnë dhe ti ftohin”, u shpreh analisti Albert Musliu.
Nikovski: Të reformohen shërbimet e sigurisë
“Këto dy raste tregojnë se duhet një reformë serioze e sistemit tonë të sigurisë, se atje duhet të bëhen pastrime të duhura sepse korrupsioni është në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe pas kësaj duhet të përpiqemi të rikthejmë vlerësimin që kishim deri tani”, theksoi analisti Risto Nikovski.
SEDAT SELIMI
