Maqedoni

Ajri i ndotur në Tetovë, Nuredini: Kujdes nga cilat aplikacione njoftoheni

18.11.2022 18:06

Ulja e temperaturave ka bëre që qytetarët e e Tetovës por edhe të qyteteve tjera të thithin ajër më të ndotur...

Ulja e temperaturave ka bëre që qytetarët e e Tetovës por edhe të qyteteve tjera të thithin ajër më të ndotur, shaku që shumë qytetar shfrytëzoj altrenativa tjera për ngrohej pasi çmimet e e ergjisë, drunjëve dhe peleteve  janë tre fishaur dhe kjo ka bërë që  në shumë qytete të vendit ndotja e ajrit të jete alarme.
 
Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, nuk mohon faktin se ndotja është shtuar, por thote se qytetarët duhet të kenë kujdes se cilat aplikacione kontrollojnë dhe nga cilat marrin të dhënat e fundit. Nuredini tha se për momentin punojn të gjitha aplikacionet por më i sakti është ai  air.moeep.gov.mk.
 
“Në periudhën e dimrit kemi problem gjithmonë me ndotje, për shkak të transportit të shtuar, ngrohjets dhe të tjera si këto. Kemi bërë edhe studimin bashkë me UNDP-në dhe përkrahjen e shteti suedez dhe kemi bërë hulumtime, andaj jemi të vetëdijshëm se nga ku buron ajo ndotje”, u shpreh ministri i mjedisit Jetësor, Naser Nuredini.
 
Këto komente Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini i bëri nga Bogovina e Tetovës ku mori pjesë në një aksion pyllëzimi, ai më tej shtoi  se shteti ka pranuar ofertë serioze nga një kompani e huaj për të investuar në zhvillimin e qendrës rekreative të skijimit Kodra e Diellit edhe atë 50 milion euro.
 
Nuredini  thotë se oferta i ka kaluar Komisionit për Investime Strategjike, detajet do të dihen kur të diskutohet për këtë në seancën e Qeverisë javën e ardhshme. Ai po ashtu informoi se plani i menaxhimit për Parkun Kombëtar “Mali Sharr” është në fazën përfundimtare, do të finalizohet dhe do të miratohet nga Qeveria.
 
VISAR SADIKI