Maqedoni

Kryeministri i vendit inspektoi punimet e ndërtimit të tunelit Kërçove-Ohër

18.11.2022 18:28

Sot kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski inspektoi punimet e ndërtimit të tunelit Kërçovë-Ohër...

Sot kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski inspektoi punimet e ndërtimit të tunelit Kërçovë-Ohër. Përveç kryeministrit Kovaçevski, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Ejup Rustemi.
 
Kryeministri tha se punimet në autostradë duhet dhe do të jenë dinamike. 
 
"E di sa sa e rëndësishme është për vendet përreth, por edhe për të gjithë shtetin që kjo rrugë të mbarohet sa më shpejtë, sidomos autostrada Kërçovë-Ohër. E di se sa e rëndësishme është kjo autostradë për impulsin ekonomik jo vetëm të ksaj pjese të Maqedonisë por edhe gjithë shtetin. Punënjësit që e ndërtojnë këtë autostradë jan përballur me shumë sfida vitet e fundit, për shkak të disa anashkalimeve të këtij projekti, u desh vite që të fillohet me tunelet. Megjithatë duhet të jemi çdo ditë të fokusuar që kjo autostradë të jetë e mbaruar në fund të vitit 2023“, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
"Japim fokus të madh të kësaj pjese të autostradës, autostrada duhet të ndërtohet në marrëveshje me kontraktorin. Mjetet i kemi, ekipet tona i mbikqyrin nevojat e kontraktorit, mbetet vetëm një punë e fuqishme në teren. Kur shumë njerëz mendonin se kjo autostradë do të bllokohet, ne treguam se mundemi ti tejkalojmë të gjitha mungesat dhe pengesat që ishin, me qëllim që të mbarohet rruga”, theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoja Boçvarski.
 
“Këtu jemi në tunelin e 15, siç shihet kontruksioni primar dhe sekundar ka mbaruar. Të gjitha këto standarte që aplikohen në punimin e këtij tuneli do të jenë standarte evropiane dhe botëore më të mira të mundhsme për siguri më të mirë. Sot jemi bashk me kryeministrin për tua theksuar edhe realizuesve të punimit që përfundimi i këtij projekti duhet të mbarojë më 2023. Un si drejtor jam në komunikim të vazhdueshëm me mbikqyrsin kryesor dhe bisedojmë për dinamikën e përditshme”, u shpreh drejtor i NP rrugët shtetërore Ejup Rustemi.
 
Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër ka filluar në vitin 2014, ndërsa lajmërohet se do të mbarojë në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024. Aktualisht në punime janë rreth 800 punëtorë dhe 390 makineri që janë aktive. Investimi për autostradën kap vlerën e 598 milionë euro. 
 
ILMIJE ZHAKU