Komuna e Tetovës, memorandum me Institutin e Shëndetit të UEJL-së

27.01.2015 18:07

Komuna e Tetovës dhe Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit pranë UEJL-së sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim...

Memorandumin e firmosi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, dhe rektori i UEJL-së, Zamir Dika. Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e plotë të “Planit aksional për energji të qëndrueshme”, obligim i ndërmarrë nga ana e Komunës së Tetovës me nënshkrimin e iniciativës evropiane “Marrëveshje e kryetarëve”.

Ky plan aksional parashikon realizimin e studimit rreth emetimit të gazrave ndotës, siç janë: “Monosksid Karboni C0” dhe “Dioksid Karboni CO2”, nga ana e sektorit publik dhe atij privat, ku këta rezultate empirike do të ndihmojnë në hartimin e politikave dhe masave preventive kundër ndotjes së ajrit.

Ky plan aksional do të realizohet me forca të përbashkëta nga Komuna e Tetovës dhe këtij instituti të UEJL-së, me qëllim që në një të ardhme të afërt qytetarëve të Tetovës t'u ofrohet ajër më i pastër. (Miftar Emini, TVM2)