Maqedoni

SPAGJSHQ: Reagon për anulimin e m. kolektive në bujqësi

18.11.2022 18:50

Qeveria i ndërpreu kontratën kolektive punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë...

Qeveria i ndërpreu kontratën kolektive punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë. Inspektorati i punës konstatoi se procedura për lidhjen e kontratës ishte e kundërligjshme, pas së cilës i propozoi Qeverisë ndërprerjen e saj dhe dorëheqja u nënshkrua nga ministri përkatës.
 
Për këtë kanë bërë të ditur Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve, nga ku konsiderojnë se një procedurë e tillë është tallje me marrëveshjet kolektive, nënçmim i punëtorëve dhe tregues se në të ardhmen në të njëjtën mënyrë do të anulohen edhe marrëveshjet tjera.
 
“Kjo do të thotë se pjesëtarët e policisë pyjore të cilët marrin rroga në pajtim me këtë marrëveshje kolektive, do të marrin rogga vetëm edhe 6 muaj, e pastaj le t’u ndihmojë Zoti. Qëllimi I ministrisë ishte që rrogat e policisë  pyjore ti trasferojë në ligj dhe në këtë mënyrë ti manipuloj negociatat për marrëveshjen kolektive”, theksojnë nga Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve.
 
Ministria e Bujqësisë, marrëveshja është jo ligjore
 
Nga kjo Ministri thonë se kontrata kolektive është kyçur në mënyrë joligjore, dhe nëse i njëjti do të zbatohej, do të sillte pasoja negative afatgjata në realizimin e të drejtavë të punëtorëve. Thonë se marrëveshja në fjalë është bërë pa pajtueshmërinë e Ministrisë se Finansave dhe qeverisë për sigurimin e të hollave të nevojshme nga buxheti. 
 
"Ministria e bujqësisë dhe pylltarisë dhe ekonomizimit me ujrat në periudhën që vijon do ti informojë të gjithë institucionet kompetente dhe do ti vazhdojë bisedimet me sindikatat representative për një marrëveshje të re kolektive në pajtim me ligjin (po zakomnska postapka)"- thuhet në njoftimin e kesaj ministrie. 
 
Pas përfundimit, kontrata kolektive duhet të zbatohet edhe për gjashtë muaj të tjerë, pas së cilës asaj I skadon afati. Kontrata është nënshkruar vitin e kaluar në shkurt me vlefshmëri deri në vitin pasardhës dhe mbulon gati 1000 punonjës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI