Botë
Tërmet i fuqishëm në Indonezi
18.11.2022 20:26
Një tërmet me magnitudë 6.7 ndodhi të premten në jugperëndim të Sumatrës, në Indonezi...

Një tërmet me magnitudë 6.7 ndodhi të premten në jugperëndim të Sumatrës, në Indonezi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmet ishte në një thellësi prej 10 kilometrave, tha EMSC, transmeton Telegrafi.
Megjithatë shumë llogari në rrjetin social Twitter raportuan se shkalla e tërmetit ishte 6.9, ndryshe nga matja e përmendur më lartë.
Një qytetar, tha se efektet e tërmetit në Indonezi u ndjenë në apartamentin e tij në Singapor, ku tha se distanca ishte 776 kilometra. Ai madje publikoi një video ku shihet një llambë duke u tundur.
