Ukrainë, mbi 10 milion njerëz pa energji elektrike

19.11.2022 14:28

Luftime të ashpra kanë vazhduar në lindje të Ukrainës...

Luftime të ashpra kanë vazhduar në lindje të Ukrainës, ka bërë të ditur ushtria ukrainase, duke theksuar se forcat ruse ka vazhduar të shënjestrojë infrastrukturën civile, duke lënë më shum se 10 milion ukrainas pa energji elektrike.

Probleme për furnizim me energji elektrike ka edhe kryeqendra ukrainase Kievi, ku jeta bëhet e vështirë për miliona njerëz edhe për shkka të temperaturave tejet të ulëta dhe rreshje të borës.

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar për rrezulun e ndërprerjes së plotë të energjisë elektrike.

“Betejat e ashpra në Donjeck vazhdojnë, luftimet nuk janë zvogëluar fare. Vetëm dje ka pasur rreth 100 sulme ruse në këtë rajon. Ushtarët tanë në pozicionet në Donbas janë heronjë të vërtetë”. – tha Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë banorët e Hersonit të çliruar para një jave, u mblodhën në sheshin kryesorë për të marrë ndihmë humanitare.

“Për tetë muaj nuk kishim asgjë, nuk kishim ku të blemim, nuk kishim para” – tha një qytetare e Hersonit.

Organizatat humanitare thonë se për të stabilizuar furnizimet për këtë rajon nevoitet një periudhë më e gjatë.

Në fillim të javës së kalaur vullnetarët e Kuzhinës qndrore botërore u granatuan derisa po shpërndanin ndihmë për qytetarët. Prokuroria ka fillaur hetime për krime lufte në atë pjesë.

“Kemi filluar ta kontrollojmë pendën, atje kishte përleshje të armatosur. U shkatrruan shum automjete, ndërsa u vranë edhe civil” – tha Prokurori i Ukrainës.

Ndërkohë një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka dekalruar se paqja në Ukrainë do të jetë e mundur "vetëm" nëse rivendosen kufijtë e vendit të vitit 1991.

Në një postim në Telegram, Andriy Yermak tha se "Do të ketë paqe kur të shkatërrojmë ushtrinë ruse në Ukrainë dhe të arrijmë kufijtë e vitit 1991". (Naim Ramadani, TVM2)