Kovaçevski-Grubi, nuk u bisedua për hyrje të ASH-së në Qeveri
Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përsëritur deklaratën se gjatë takimit me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, se nuk është folur për përfshirjen e kësaj partie në ekzekutiv, por për vazhdimin e rrugëtimit europian të vendit, funksionimi e shtetit ligjor, luftimin e korrupsuionit dhe për ligjet që janë bllokuar në kuvend. Nëse do të ketë diçka të tillë do të njoftohen qytetarët me kohë tha Kovaçevski.
“Nuk kemi biseduar konkretisht për hyrjen në qeveri apo siç më pyetët për departamentet për të cilat do të merrej përgjegjësia, dje nuk ka pasur një bisedë të tillë dhe nëse do të kemi takime në të ardhmen, atëherë normalisht siç u informuat dje, dhe nëse do të ketë mbledhje do të njoftoheni në kohën e duhur sigurisht edhe për rezultatet e atij takim”. – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Edhe zv/kryeministri i parë Artan Gubi thotë se aktualisht nuk është biseduar për përfshirjen e ASh-së në qeveri, teksa shtoi se forcat që përkrahin integrimin evropian të vendit duhet koncentruar.
“Nuk ka pasur bisedime të tilla për momentin por gjithsesi se të gjitha forcat që përkrahin integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut duhet që t’i koncentrojmë forcat për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të gjitha reformat që nevojiten”. – deklaroi Zv. Kryeministri i Parë i RMV-së, Artan Grubi.
Edhe kreu u ASh-së Taravari nuk pohoi se me kryeministrin Kovaçevski ka biseduar që partija e tij përfshihet në qeveri, teksa shtoi se për hyrje eventuale do të vendosin pasi të kenë marrë ofertë serioze. (Naim Ramadani, TVM2)
