70 vjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit

27.01.2015 18:16

Instituti për Histori Nacionale, Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia dhe Klubi Diplomatik-Shkup, nëpërmjet një konference shkencore me temë "Diplomacia dhe depërtimi i hebrenjve nga Maqedonia në vitin 1943" kanë përkujtuar 70 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit...

Maqedonia në atë periudhë ka humbur rreth 90% të popullsisë hebraike, tha me këtë rast Pepo Levi, kryetar i Këshillit Drejtues të Fondacionit të Hebrenjve në Maqedoni.

“Lufta e Dytë Botërore asgjësoi 5 deri në 6 milionë hebrenj, apo rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme hebreike në  botë. Maqedonia i humbi 7144 hebrenjtë e saj, apo rreth 90% të numrit të përgjithshëm të hebrenjve në RM. Ngjarjet tragjike dhe vuajtjet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk duhet të harrohen”- deklaroi Pepo Levi nga Fondacioni i Holokaustit-Maqedoni.

“Kanë kaluar 70 vjet nga lirimi i llogoreve të Aushvicit dhe mijëra ngjarje nëpër botë do ta shënojnë këtë ditë. Duhet ta kemi para syve si njerëz dhe si diplomatë. Nëse dikush mendon se nuk ka më antisemitizëm apo rrezik, duhet të shohë se çfarë ndodhi në Francë. Ta keni parasysh se kur shpëtoni një njeri është sikur ta keni shpëtuar gjithë botën”- tha ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orian.

Të pranishmëve iu është drejtuar edhe ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski, dhe kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Vllado Kambovski. Konferenca ka për qëllim t'i identifikojë dhe t'i hulumtojë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe gjendjeve të cilat ndikuan në depërtimin e hebrenjve nga Maqedonia dhe nga vendet e tjera.

Ndërkohë, rreth 300 të mbijetuar të Aushvicit janë mbledhur në kompleksin e ish-kampit nazist të vdekjes për të shënuar 70 vjetorin e lirimit. Përkujtimi është organizuar tek kompleksi në jug të Polonisë, ku 1.1 milion njerëz, shumica e të cilëve hebrenj, u vranë mes viteve 1940-1945. (Naim Ramadani, TVM2)

Foto: telegraf.mk