Kovaçevski: Nuk do të ketë mungesë ushqimesh dhe energjisë
Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski siguron qytetarët se nuk do të ketë mungesë të produkteve ushqimore dhe të rrymës elektrike.
Ai theksoi se Kombinati i Minierave dhe Energjisë në Manastir aktualisht punon me një bllok, por së shpejti do të lëshohen edhe dy blloqe të tjera.
“Qytetarët në këtë moment nuk duhet të kenë frikë se do të mbetemi pa rrymë, po ashtu qytetarët e Shkupit nuk duhet të kenë frikë nga mungesa e energjisë termike, por duhet të them se po punojmë në kushte të një krize jashtëzakonisht të madhe, ju e shihni që dhe çmimet ndryshojnë, çmimi i gazit dhe karburantit. Megjithatë tash ke ulje të çmimeve të karburanteve” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Kryeminsitri sqaroi se blloku i ditë është në defekt, për sanimin e të cilit po punojnë inxhinjerët e kompanisë. Ndërsa blloku i tretë ësht jasht funksionit për shkak të djegjes së transformatorit i cili tanimë është rregulluar dhe ka filluar transportimi i tij nga Turqia, ndrësa deri më 22 nëntor pritet të arrijë në Manastir.
Kryeministri Kovaçevski këto e theksoi gjat vizitën në fabrikën e mishit dhe prodhimeve të mishit, Podgorka në Strugë.
Ai tha se fabrika Podgorka është e zhvilluar me standarte evropiane ndërsa ka arritur ti mbijetojë krizës dhe të furnizojë qytetarët me ushqimet bazike. Kovaçevski tha se kompani të tilla do të kenë mbështetje nga qeveria.
“Dua të them se jam i lumtur që jam këtu në Podgorka, e cila është një kompani që, pavarësisht krizës trevjeçare, arrin të zhvillohet, të rritet dhe të investojë, sepse ka një menaxhim të mirë, por edhe vizion dhe zhvillim, por sigurisht edhe kushte të mbështetura nga shteti. Sot jetojmë në kushtet e një krize vërtet të tmerrshme ekonomike, financiare dhe energjetike dhe kompani të tilla ofrojnë ushqim dhe qytetarët tanë.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri tha se me masat krizës po ndihmojnë qytetarët por edhe kompanitë që të mos falimentojnë.
Me masat e fundit për sigurimin e energjisë elektrike, u ofrohet kompanive që prodhojnë produkte ushqimore bazë rrymë shumë herëp më të lirë, ndërsa kjo do të ndikojë edhe te ulja e çmimeve të ushqimeve. (Ilmije Zhaku, TVM2)
