Paralajmërimet për ulje të çmimeve, qytetarët: Ende të larta, s’besojmë se do ulen

19.11.2022 18:38

Edhe përskaj paralajmërimeve...

Edhe përskaj paralajmërimeve, qytetarët nuk vërejnë ndonjë ulje të konsiderueshme të çmimeve në treg. Ata thonë se çmimet janë rritur deri në atë nivel që edhe  po të ulen pak nuk do të ketë ndonjë efekt.

Qytetarët gjithashtu nuk besojnë që nga dhjetori çmimet e produkteve do të shënojnë ulje të sërishme.

Gazetari: Po thuhet që nga 1 dhjetori do të ketë ulje të re të çmimeve, a besoni se do të ketë?

“Nuk besojmë, sepse ashtu jemi duke e pa gjendjen. Momentalisht nuk shohim që kanë rënë”

“Njëherë shtrenjtë është. Nuk ma merr menja se do të ketë ulje. Ja 100 euro i harxhuam se asgjë nuk kemi blerë”

“Nëse jetohet me një rrogë, por edhe me dy rroga minimale vështirë është, shumë është shtrenjtë.”

“Shpresat nuk i humbim asnjëherë, por nuk besojmë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2

Përndryshe disa herë me rradhë nga qeveria kanë  paralajmëruar se këto ditë pritet që çmimet e produkteve bazë ushqimore të ulen deri në 10%, kurse ulje e mëtejshme e çmimeve pritet gjatë javës së parë të dhjetorit, pasi kompanitë prodhuese kanë lidhur kontratë me EMV-në për rrymë elektrike më të lirë. (Ersan Pajaziti, TVM2)