Energjia e rinovueshme, KRRE lëshoi lisenca për 200 elektrocentrale
19.11.2022 18:50
Këtë vit Komisioni Rregullator i Energjetikës...

Këtë vit Komisioni Rregullator i Energjetikës ka lëshuar licenca për prodhimin e energjisë elektrike, nga burime të rinovueshme për rreth 200 elektrocentrale.
Qytetarët kanë interesin më të madh për prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët. Deri më tani janë dhënë licenca për 87 megavat orë kapacitet të instaluar.
Mbi gjashtëdhjetë megavat janë për hidrocentrale të vogla dhe 2.5 megavat janë termocentrale me biogaz.
Kjo sasi e energjisë elektrike prej më shumë se 95 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, parë në terma absolutë, është më e lartë se prodhimi i TEC Kozjak dhe me të mund të plotësohen nevojat e më shumë se 27 mijë familjeve, bëjnë të ditur nga KRRE.
