Kyçja e ASH-së në Qeveri, Musliu:Përmbushen interesat e dyja palëve

19.11.2022 19:13

Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat...

Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, veprim ky i cili po justifikohet nga njohësit e mirë të çështjeve politike si  një veprim për ti siguruar 80 deputetët e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

Pwr analistin politik  Albert Musliu,  ky veprim përveç kësaj  mund të konsiderohet edhe si  përmbushje të objektivave dhe nevojave partiake.

Për ASH disa arsye mund të jenë shkaku i anëtarësimit, por interesi i Aleancës është që të merr pjesë në pushtet me qëllim që të mund ti realizojw programet e veta. Ndërsa nga ana e shumicës është që ta zgjëroj numrin e shumicës që të jenë më komod në punën e saj parlamentare. Por nga ana tjetër është edhe zgjërimi tematik, sepse neve na paraprijnë tash  ndryshimet kushtetuese, ashtu që e shoh si zgjërim i interesit të dy palëve”. – tha analisti politik, Albert Musliu.

Musliu: Opozitarizmi dëshmohet me punë, jo me numra

Me përfshirjen eventuale të ASH-së në Qeveri, në opozitë mbetet vetëm Lëvizja Besa. Analisti politik Musliu këtë nuk e sheh si mangësi, pasi sipas tij roli opozitarë mund të përshkruhet me aktivitetin e tyre dhe jo me numër deputetësh.

“Roli opozitarë është rol opozitar, nuk është ajo që nuk mund ta bëjnë një ose dy subjekte, kjo gjithsesi mund ti shkoj për shtati Lëvizjes BESA, qw si parti opozitare të përforcojë pozitën e vetw. Nëse opozita është më aktive, mund ta ketë si përfitim me qëllim që ti mbledh votat e atyre opozitarëve të cilët nuk janë përcaktuar deri më tani. Mos të harojmë ne jemi peng i një partie opozitare të vogël si LEVICA, por ato edhe me atë numër të vogël të deputetëve kanë treguar gadishmëri dhe vullnet që ta bllokojnë procesin. Për mua opozita efektive është ajo e cila meret me mangësitë e pushtetit dhe jo ajo që meret me bllokimin e punës së Parlamentit”. – u shpreh Musliu.

Musliu më tej shtoi se për Lëvizjen Besa të qenurit opozitë e vetme, mund të konsiderohet edhe një avantazh për të thithur sa më shumë vota opozitare. (Fitim Kryeziu, TVM2)