Strugë, u mbajt akademia solemne “50 vjet gjuhë letrare shqipe”

20.11.2022 13:45

Këtë fundjavë në Strugë në 50 vjetorin e Kongresit të drejtëshkrimit....

Këtë fundjavë në Strugë në 50 vjetorin e Kongresit të drejtëshkrimit të gjuhës letrare shqipe u mbajt Akademia Solemne “50 vjet gjuhë letrare shqipe”.

Pjesëmarrës ishte Ministri i Arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, si dhe shumë akademikë dhe historian nga Struga dhe më gjerë, të cilët u shprehën se nëntori është muaj historik për shqiptarët në mabrë botën.

Ky muaj shënon ditën e alfabetit, standartizimin e gjuhës shqipe dhe pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë.

“Zhvillimi i gjuhës letrare shqipe nga fundi i luftës së dytë botërore është një nga treguesit e shumtë të lulëzimit të pandalshëm të kulturës së popullit tonë. Gjuha letrare shqipe ka arritur në një fazë të tillë zhvillimi që na lejon të pohojmë shkencërisht që populli jon tashmë ka një gjuhë letrare të njehësuar. Kjo gjuhë letrare përdoret sot si mjet zhvillimi e përparimi pothuajse nga të gjitë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Rilindja kombëtare çështjen e gjuhës e vendos në qendër të programit të vet jo vetëm sepse ajo ishte simbol madhor i kombit por edhe sepse vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare ishte hapi i parë dhe shenja vendimtare për pavarësinë.” – tha profesori, akademiku, historiani Nebi Dervishi.

“Syinimi kryesor i kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hatrimin e rregullave të drejtëshkritmit për të pasur gjuhë letrate të njësuar kombëtare. Parimi themelor ishte parimi fonetik, ku u theksua që në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme të shkruhen ashtu siç shqiptohen. Qëllimi i mbajtjes së kongresit ishte njësimi i një gjuhe të përbashkët të folur dhe të shkruar, për të gjithë shqiptarët. Fakti se gjuha shqipe njeh dy të folme kryesore ishte e nevojshme që të mënjanohen ndryshimet mes tyre dhe në përdorim të mbetej fjala që do ishte më e përkapshme.” – u shpreh Kryetari i shoqatës së pensionistëve të arsimit shqip në Strugë, Resul Bekteshi.

“Për mua sot në cilësinë e ministrit të arsimit dhe shkencës është e rëndësishme që të gjithë punonjësit e arsimit duke filluar nga unë që të kemi kujdesin më të madh për ruajtjen e gjuhës sonë të shtrejntë, a kemi vend për të punuar, kemi vend për të qenë gjithë më të kujdesshëm, kemi vend për të mësuar nga gabimet që i bëjmë që të mos i përsërisim. Ne me qeverinë e Shqipërisë, kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve, ne si shtet do të kërkojmë ndihmë për çdo lekturë, korigjimi dhe përkthimi të ligji dhe çdo akti tjetër, nëse e vërejmë që kemi mangësi dhe probleme do të kërkojmë ndihmë nga republika e Shqipërisë.” – tha Ministri i Arsimi dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Kongresi i drejtëshkrimit të gjuhës letrare shqipe u mbajt në vitin 1972 nga 20 deri në 25 nëntor, në Tiranë. Ishte një tubim shkencor ndërkombëtar, me pjesmarrës akademikë dhe kontribues të gjuhës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbreshët e Italisë. 

Është një ngjarje e rëndësishme për të sepse me këtë kongres shqiptarët kanë një gjuhë të njësuar standarde shqipe. (Ilmije Zhaku, TVM2)