Ukrainë, bombardohet centrali bërthamor në Zaporizhzhia

20.11.2022 16:19

Ndërmarrja e energjisë bërthamore e Ukrainës...

Ndërmarrja e energjisë bërthamore e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse se ka bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia duke goditur objektet e saj të infrastrukturës të paktën 12 herë.

Energoatom tha se Rusia edhe një herë po “vë në rrezik të gjithë botën”.

Kompania tha në Telegram se lista e pajisjeve të dëmtuara tregonte se sulmuesit “shënjestuan dhe çaktivizuan saktësisht infrastrukturën që ishte e nevojshme për rifillimin e njësisë së 5-të dhe të 6-të të energjisë” dhe rivendosjen e prodhimit të energjisë për nevojat e Ukrainës.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka konfirmuar se shpërthimet nga granatat janë regjistruar në  termocentralin bërthamor Zaporizhzhia mbrëmë dhe këtë mëngjes. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i ka përshkruar shpërthimet si jashtëzakonisht shqetësuese dhe bëri thirrje që sulmet të ndalen menjëherë.

Rafael Grossi, ka paralajmëruar këdo që po bombardon zonën rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia se ata po luajnë me zjarrin. Ai ka bërë thirrje që të dy vendet të zbatojnë një zonë të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë rreth uzinës për disa muaj tashmë.

Termocentrali ka qenë nën disa sulme që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke shkaktuar shkëputjen e tij nga rrjeti dhe ngjalljen e frikës për një incident bërthamor.