Bruksel, të hënën takimi Kurti-Vuçiq
Të hënën në Bruksel....

Të hënën në Bruksel do të mbahet takimi i kryemisnitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Por Vuçiq, nuk është optimist për marrveshje gjatë takimit me Kurtin.
"Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë", ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka ripërsëritur kushtet e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimin për targat.
Kryeministri kosovar Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi me Vuçiq pritet të ndodhë pikërisht në ditën kur sipas planit të Qeverisë së Kosovës parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 eurosh.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse autoritetet e Kosovës fillojnë t'i ndëshkojnë shoferët që nuk i kanë riregjistruar veturat e tyre, Vuçiq tha se serbët “nuk do ta pranojnë këtë”.
Ndërsa në pyetjen se si do të reagojë Serbia nëse Njësitë speciale të Policisë së Kosovës marrin pjesë në zbatimin e vendimit, presidenti i Serbisë tha: “Atëherë kemi ferr në terren, sepse Njësia speciale e Kosovës nuk ka çfarë kërkon në veri të Kosovës”.
Vuçiq tha se shpreson që të mos ketë konflikt të armatosur.
"Por kjo nuk varet më nga ne. Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur", tha ai, dhe shtoi se paqja varet nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj autoriteteve të Kosovës.
Sipas tij, kur është fjala për Kosovën, besimi i vetëm që ka është në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës.
