Maqedoni

Qyteti i Shkupit: “Slloboda Prevoz”, të respektojë detyrimet

21.11.2022 11:24

Autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk do të qarkullojnë për shkak se NQP “Shkup”...

Autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk do të qarkullojnë për shkak se NQP “Shkup” apo Qyteti i Shkupit nuk i ka paguar borxhin kompanisë “Slloboda prevoz”.
 
“Me përpjekje përfundimtare do të sigurohet transport i rregullt i linjave: 11, 11a, 47, 55, 61, 63 dhe 73, si dhe linjat periferike pjesërisht financohen edhe nga komunat të cilat nuk janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, që të mos ndodh për shkak të mosplotësimit të atij transporti të kenë arsye për të mos i paguar mjetet në NQP”, njoftoi “Slloboda prevoz.
 
Nga Qyteti i Shkupit thonë se transportuesi privat ”Slloboda Prevoz” ka për detyrë t’i respektojë detyrimet që dalin nga marrëveshja.
 
“Apelojmë qytetarët që të mos besojnë lajmet e rreme dhe manipulimet që grupe të ndryshme politike bëjnë në opinion. Autobusët e JSP Shkup në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45 qarkullojnë rregullisht dhe pa vonesa. Transportuesi privat “Slloboda Prevoz” është i detyruar të respektojë detyrimet e dakorduara me interes publik”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.