Kulturë
“Armiku i Popullit” sonte në orën 19:00, në Festivalin “Moisiu” në Teatrin Shqiptar në Shkup
21.11.2022 12:08
Sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Shkupit do të shfaqet “Armiku i popullit”..

Sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Shkupit do të shfaqet “Armiku i popullit”, interpretuar nga aktorët e Tetrit të Tetovës, që vjen në kuadër të Festivalit Teatri Kombëtar “Moisiu”.
“Armiku i popullit” është një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsenit, e shkruar në vitin 1882. Regjisor i veprës është Arben Kumbaro.
Festivali “Moisiu”, mbahet nga 16 deri më 27 nëntor me mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik, në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit.
