Botë

Përmbytjet në Shqipëri, dy vktima në Malësinë e Madhe të Shkodrës

21.11.2022 14:14

Përmbytjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dy viktimat e para në Malësinë e Madhe në Shkodër....

Përmbytjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dy viktimat e para në Malësinë e Madhe në Shkodër. Babë e Bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj, u gjetën pa jetë, pak orë pasi rrjedha e përroit i mori me vete. Nga kjo tragjedi arriti të shpëtojë e bija 17 vjeçe. Mësohet se Rushaj kishte lënë Anglinë dhe kishte investuar në Bogë, duke ngritur bujtina alpine.
 
Dëme të konsiderueshme janë shënuar edhe në tokat bujqësore e banesa, pas daljes nga shtrati të lumenjve Drin e Buna. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës tha se përmbytja ka ardhur si pasojë e shkarkimit të pakontrolluar të hidrocentraleve, ndërsa kërkoi nga qeveria të shpallë gjendje e emergjencës.
 
Situata aspak e mirë është edhe në Gjadër të Lezhës dhe në rrethinat e Fushë-Krujës pas daljes së lumenjve nga shtrati.
 
Në Durrës ka pasur përmbytje në zonën e ish-kënetës, duke bërë që shumë banorëve t’u hyjë uji në banesë. 240 forca të ushtrisë janë në terren për të kryer evakuime, ndërsa opozita akuzon qeverinë se nuk mori masa edhe pse situata ishte e pritshme.
 
LULJETA NDOKA