Maqedoni
Kuvend, ndryshimet në kodin penal para deputetëve
21.11.2022 14:48
Ndryshimet në kodin penal për përforcimin e politikave ndëshkuese ndaj dhunës gjinore, familjare, dhënie të rryshfetit...

Ndryshimet në kodin penal për përforcimin e politikave ndëshkuese ndaj dhunës gjinore, familjare, dhënie të rryshfetit, mbrojtje më të madhe të gazetare, u paraqitën për debat para deputetëve. Deputetët e VMRO – DPMNE-së konsiderojnë se ka lëshime të sërishme në ndryshimet ligjore, dhe të njëjtat marin trajtën e politikave populiste pasi në të njëjtën kohë po përgatitet ligj i ri për vepra penale.
“Të dhënat zyrtare të ministrisë së brendshme flasin se nga viti 2018-të deri në vitit 2020 janë paraqitur 2987 raste të dhunës në familje, pjesa më e madhe janë gra dhe është në rregull që të bëjmë ndryshimet e ligjit edhe pse po përgatitet ligj i ri për vepra penale. Dhe është paksa populiste që në këtë fazë të bëhen ndryshimet, por qoftë në favor të edhe një personi, un do ta mbështes ligjin.”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO–DPMNE.
Deputetët e Shumicës arsyetojnë dnryshimet dhe vlerësojnë se lëshimet do të korigjohen me amendamente.
“Do të dorëzohen edhe amendamente të caktuara në drejtim të saktësimit të dispozitave të caktuara, por kyçe është këtu për herë të parë veçmë kemi definim të veprave të reja penale të cilat për fat të keq janë produkt i kohës.”, tha Snezhana Kalevska nga LSDM.
Megjithatë opozita ftoi qeverinë që të marrë mendimin e Komisionit të Venecias në të kundërtën këtë do ta bëjën vetë deputetët.
“Deputetët e pushtetit por edhe të opozitës gjithashtu kanë të drejtë të kërkojnë mendim nga komisioni i venecias. S’duhej të presim thirje dramatike të gazetarëve për miratimin e këtij ligji. S’duhej të presim në praktikë që të na ndodhin dhoma publike dhe ngjarje të ngjashme ndaj mëndjes dhe trupit të gruas.”, tha Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE.
Për ndryshimet në kodin penal po flitet një kohë më të gjatë në një debat publik të profesionistëve të fushës me mbështetje të OSBE-së.
MERALE ISMAILI
