Maqedoni

Zgjedhja e Abazit, Jolevski: Kritikat adresoni tek politika, jo te ne

21.11.2022 15:09

Kryetari i Këshillit të prokuroriëve, Antonio Jolevski, nuk ndjen përgjegjësi për zgjedhjen e Abazit...

Kryetari i Këshillit të prokuroriëve, Antonio Jolevski, nuk ndjen përgjegjësi për zgjedhjen e Abazit për shef të Prokurrorisë për krim të organizuar dhe korrupsion edhe pas kritikave nga amasadorja amerikane, Anxhella Ageler. Jolevski nuk deshi ti komentojë deklaratat e diplomatëve të huaj.
 
“Nuk i komentoj deklaratat e përfaqësive diplomatike, ato janë qëndrime të tyre dhe ato duhet të drejtohen politikës dhe jo gjyqësorit. Siç keni lexuar i përmend ndikimet politike, pra kjo pyetje duhet adresuar dikujt tjetër që propozon ligjet, i sjell ato ne vetëm e zbatojmë ligjin. Mendoj se në suaza të asaj që na është dhënë, zbatojmë në atë mënyrë siç është e paraparë.”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski.
 
Kovaçevski: Pajtohem me qëndrimin e ambasadores amerikane
 
Ndërkohë, Kryeministri Dimitar Kavaçevski, pajtohet me deklaratën e ambasadores amerikanë në vend. Thotë se nevojiten reforma në jurisprudencë.
 
“Unë dakordohem me deklaratën e Ambasadës amerikane. Ne nuk patëm kurfarë pjese në zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, duke pasur parasysh se bëhej fjalë për zgjedhje të drejtpërdrejtë mes vetë prokurorëve dhe resorit. Si është bërë zgjedhja, atë mund t’ua thonë më së miri prokurorët. Konsideroj se atij sistemi i nevojiten akoma reforma, akoma përparime. Konsideroj se para tyre ka punë të madhe dhe duhet të tregojnë se qytetarët dhe institucionet mund t’i besojnë atij sistemi.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler të premten kritikoi zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi. Sipas sajë politika nuk ka vend në këto procedura dhe se nëse dikush e bën këtë duhet të thirret në përgjegjësi nga qytetarët.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI