Maqedoni
MPB, panairi i sigurisë "Jeto i Sigurt"
21.11.2022 15:23
Në qendrën tregtare City Mall është mbajtur fushata tradicoionale-shënnimi i ditëve të sigurisë private të organizuar...

Në qendrën tregtare City Mall është mbajtur fushata tradicoionale-shënnimi i ditëve të sigurisë private të organizuar nga Oda për Siguri private të RMV-së. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e kësaj dite tha se segmenti I sigurisë private ka shënuar një përparim mbreslënës, sii në atë organizativ, teknik, në aspektin profesional dhe normativ. Sipas ministrit, qëllimi përfundimtar është që të ketë nivele më të larta efikase të sigurisë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Gjithashtu janë veçanërisht të rëndësishme potencialet e dukshme që ofron dhe përmban ky aktivitet i sigurisë private, duke e vendosur atë në kuadrin e një interesi më të gjerë publik. Më lejoni të theksoj se Oda e për Sigurinë Private në RMV së bashku me anëtarët e saj në vitet pas nesh përshtaten me efikasitet në kornizat e reja normative të veprimtarisë.”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“Të gjitha kompanitë private të sigurisë kanë personel shumë profesional dhe të trajnuar, janë të pajisura në mënyrë moderne, ndjekin trendet dhe standardet më të fundit në industri dhe zbatojnë arritjet teknike më moderne, me garanci sigurie dhe të përshtatura me nevojat e përdoruesve të shërbimeve tona.”, tha Verica Mileska-Stefanovska nga Oda për Sigurim Privat.
Në panair prezantuan edhe kompanitë të cilët veprimtaria e tyrë është sigurimi privat në formën e ofrimit të shërbimeve dhe punonjësit e policisë që prezentuan një pjesë të aktiviteteve të tyre të përditshme.
SEDAT SELIMI
