Orav, shpreh shqetësim për ndryshimet kushtetuese

27.01.2015 18:41

Në një deklaratë me shkrim, ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, ka shprehur shqetësimet tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese që ndodhen në procedurën parlamentare për miratim...

Në deklaratën me shkrim dërguar mediave, ambasadori i BE-së kujton se si Komisioni i Venecias, ashtu dhe Komisioni Evropian, kërkojnë konsensus më të gjerë politik dhe shoqëror për amendamentet.

Orav, gjithashtu ka nënvizuar edhe mungesën e opozitës maqedonase në kohën kur janë dorëzuar për miratim këto ndryshime. “Ka shumë rëndësi që ndryshimet kushtetuese të jenë rezultat i debatit të gjerë dhe përmbajtësor, i cili do të përfshinte forcat e ndryshme politike”- thuhet në deklaratë. 

Ambasadori kujton edhe qëndrimin e Komisionit Evropian, se të gjitha ndryshimet kushtetuese që propozohen duhet të jenë kompatibile me qëndrimet e BE-së dhe me standardet ndërkombëtare. Orav, lë të kuptohet se të gjitha ndryshimet kushtetuese kanë nevojë të harmonizohen me rregullat e BE-së dhe sidomos amendamenti për zonat financiare.

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese nuk janë miratuar ende, për shkak se kuvendi të premten nuk arriti të mbledhë 82 vota “për”. (Naim Ramadani, TVM2)