Maqedoni

Konferencë shkencore, shënohen dy jubile, 50 vjetori i katedrës, drejtshkrimit të gjuhës

21.11.2022 15:40

Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare është institucioni që i ka dhënë orientim kombit shqiptar në RMV.....

Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare është institucioni që i ka dhënë orientim kombit shqiptar në RMV. Ajo shënon 50 vjetorin e themelimit të saj por edhe gjysmëshekullin nga drejtëshrimi i gjuhës shqipe. Kontributi i kësaj katedre në emancipimin e brezave të rinj është i pazëvendësueshëm u tha me këtë rast. 
 
“Profesorët e kësaj katedre ishin parafraza e konsultës gjuhësore të Prishtinës, ishin parimi fonetik në kongresin e drejtshkrimit në Tiranë, ishin kryefjala e akedemisë pedagogjike në Shkup.”, tha Zeqirja Ibrahimi nga ITKSH.
 
“Katedra e gjuhës shqipe e promovon kulturën e saj,  por njëkohësisht kontribon në zhvillimin e dialogurt ndërkulturor si mënyrë e vetme për një perspektivë më cilësore, për të gjithë qytetarët e RMV së.”, tha Nikolla Jankullovski, dekan i UKIM.
 
“Besoj se në të ardhmen kemi të gjithë përgjegjsi, të shkruajmë më mirë të flsim gjuhën standarde dhe të kontribojmë duke filluar nga shkollat, universitetet  akademitë e kështu me rradhë.”, tha Ylber Sela nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës shqipe.
 
“Jam këtu si një mik i gjuhë shqipe nuk kam përgaditur flajim por ju uroj punë të mbarë sot dhe në të ardhmen.”, tha Jaroslav Judra, amabasador i Çekisë në RMV.
 
Kontribut në sferën e drejtshkrimit kanë dhënë edhe albanologët nga RMV ndërsa bashkëpunimi i ndërsjellë do të intensifiokhet edhe me Prishtinën. 
 
“Martin Hajdeje thotës e gjuha është shtëpia e qenies andaj unifikimi i saj nënkupton emancipim dhe hapjen e dyerve për të arrituar në të gjitha fushat e dijes.”, tha Ismet Osmani, përgjegjës i katedrës.
 
“Të përqëndrohemi në mobilitet të studentëve dhe të stafit, në shkëmbimin e përvojave në fushën e mësimdhënies dhe të krijimit të rrjetzimit akademik në nivel të publikimeve shkencore.”, tha Lindita Rugova, dekane e Fakultetit të Fililogjisë - Prishtinë.
 
“Dua të shpreh gatishmërinë e Instituitit Albanologjik të Prishtinës të bashkëpunojnë në inters të dyanshëm duke përfshirë aktivitet të përbashkëta shkencore , këmbim ët literaturës përvoaj studimore dhe të tjera.”, tha Hysen Matoshi drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
 
Edhe programi në gjuhën shqipe pranë RTVM-së ka ndihmuar në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës së shqiptarëve në RMV. 
 
FLUTURA LATIFI