Maqedoni
Kovaçevski: Me ASH bisedohet, mund të ketë zgjërim të shumicës
21.11.2022 16:01
Zgjërimi i shumicës Parlamentare mund të ndodhë nëse bisedimet me Aleancën për Shqiptarët...

Zgjërimi i shumicës Parlamentare mund të ndodhë nëse bisedimet me Aleancën për Shqiptarët vazhdojnë në kuadër të bisedimeve konstruktive, dhe se kjo shumicë parlamentare është e hapur me të gjithë të cilët do ta ndanin vision për një Maqedoni Europiane, pohoi mes tjerash Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Nuk kemi biseduar diqka konkrete për ndarjen e resoreve, dhe marrja e përgjegjësive në disa resore shtetërore, por bisedat sigurishtë se do të vazhdojnë, dhe nëse qëndrimet apo dallimet tona i harmonizojmë në këto principe themelore të funksionimit dhe për prespektivën e vendit, mund të ndodhë që kjo shumicë parlamentare të zgjërohet edhe me Aleancën për Shqiptarët.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kjo deklaratë ven pas deklaratës së liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili pohoi se edhe pse nuk është biseduar për detaje, hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është rrjedhë e sipër, dhe realizim të qëllimeve të shqiptarëve për një unifikim më të fortë mes faktorëve politik shqiptarë në vend.
Kovaçki: Ku mbetet kredibiliteti i ASH-së
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja nuk e konteson të drejtën e Aleancës për Shqiptarët për tu bë pjesë e shumicës Parlamentare, por thonë se ku do të mbetet kretibiliteti politik i ASH e cila deri dje kanë kritikuar këtë Qeveri për krim dhe korupsion, ndërsa tani bëhet pjesë e sajë.
“Është qështje e legjitimitetit politik të Aleancës për Shqiptarët, të cilët deri dje kanë kritikuar Qeverinë për Kriminal dhe Korupsion, ndërsa tani duan që të bëhen pjesë e kësaj Qeverie.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
Ibrahimi: Nuk i lëshojmë pozitat tona në Qeveri për ASH-në
Ndërsa nga Alternativa kanë bërrë me dije se ato nuk janë të gatshëm të lëshojnë asnjë resorë për ASH në Qeveri.
“Neve si Alternativë nuk është se na pengon inkuadrimi i Aleancës në Qeveri, por nuk mund të mos e themi që nuk ka ndodhur asgjë e veçant në shumicën Parlamentare që të ket nevoj për inkuadrimin e ASH-së në Qeveri, sepse është shumica e njejetë që ka qenë edhe në fund të vitit të kaluar kur ne u përfshim në Qeveri.”, tha Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.
Nga ana tjetër ASH është duke u përgatitur për tu bë pjesë e Qeverisë. Në takimin e fundit të realizuar në mes Kryeministrit Kovaçevskit dhe Ushtruesit të detyrës kryetar i ASH – Arben Taravari, ky i fundit nuk e përjashtoi mundësinë që subjekti i tij politik të bëhet pjesë e shumicës Parlamenatre, edhe pse siq thekësoi akoma nuk kanë marrë akoma një ftesë zyrtare.
FITIM KRYEZIU
