Maqedoni
Qyteti i Shkupit dhe transportuesit privat, nuk ka marrëveshje për linjat më të frekuentuara
21.11.2022 16:17
Nuk ka marrëveshje ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe transportuesit privatë në Shkup...

Nuk ka marrëveshje ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe transportuesit privatë në Shkup, të cilët nga sot nuk lëvizin në linjat e qytetit 9, 12, 23 dhe 45. Në takimin e përfaqësuesve të transportuesit “Sloboda Prevoz” me sekretarin e Qytetit të Shkupit, iu tha se nuk kanë mjete për të shlyer borxhin e tyre prej një milion eurosh apo para për punët aktuale. Atyre iu tha të prisnin 40 ditë që të caktoheshin mjete në buxhetin e ri.
“Përgigjet janë se është krizë dhe nuk kemi mjete të mjaftueshme, nuk mundemi tju garantojmë pagesa të rregullta. Nuk e kuptoj momentin se borxhi është i madh dhe transportuesit privatë nuk janë në gjendje ti mbulojnë shpenzimet e autobusëve.”, tha Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz”.
Një pjesë e transportueve të slloboda nuk udhëtuan në linjat. Pas bisedave të pasuksesshme nuk përjashtohojnë mundesinë për protesta dhe bllokime. Përderisa nga qyteti i shkupit sigurojnë se NQP arrin ti mbulojë linjat rregullisht dhe pa vonesa qyetetarët ankohen se gjatë kohë kanë pritur autobusë.
“Do të udhëtojmë me autobuzët e tjerë që janë.”, u shpreh një qytetare.
“Nuk vura re asgjë të veçantë.”, tha një qytetare.
“Tash për herë të parë po vi te stacioni i autobuzëve.”, u shpreh një qytetare.
“Është shumë rrëmujë nuk kemi se çka të bëjmë.”, tha një qytetar.
Nga 8 nëntori nuk vozisin as autobuzët e transportuesit të Mak Ekpresit.
“Me siguri që do të ketë protesta dhe ndoshta i bëjmë me Slloboden Prevoz dhe me siguri do t’i padisim deri në instancat më të larta gjyqësore.”, tonë nga “Mak Ekpres”.
Qyteti i shkupit i akuzoi transportuesit privatë për cilësi të dobët të punës sepse ka pasur ankesa nga qytetarët.
VLORA LATIFI TOPOJANI
