Maqedoni

Këshilli i prokurorëve, dështoi zgjedhja e shefit të prokurorisë së lartë

21.11.2022 16:32

Këshilli i Prokurorëve nuk kishte kuroum për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë së Lartë në Shkup...

Këshilli i Prokurorëve nuk kishte kuroum për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë së Lartë në Shkup, mungonte anëtari Ljubomir Joveski për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
 
Në seancën e sotshme të këshillit të Prokurorëve ushtrues detyre i Prokurorisë së Lartë në Shkup u zgjodh shefi aktual Mustafa Hajrullai ndërsa Vjollca Omazi shefe e Prokurorisë së lartë në Gostivar. Pas tërheqjes së Fatime Fetait, në garë për të udhëhequr me Prokurorinë e Lartë në Shkup janë Mustafa Hajrullai dhe prokurori i lartë, Burim Rustemi.