Bruksel, takimi Kurti-Vuçiq pa marrëveshje
Shefi i politikës së jashtme të BE-së....

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri të dutur se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave. Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen tha Borrell pas takimit.
“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi” – tha Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Edhe pse nuk ka marrëveshje, ai tha se kërkon nga Kosova që menjëherë "t'i pezullojë fazat e mëtejshme" të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa nga Serbia "të pezullojë lëshimin e targave" të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është arritur marrveshje për çështjen e targave por se, pala serbe do t'i respektojë "këshillat dhe kërkesat" e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet.
“Para nesh janë netë pa gjumë dhe sigurisht shumë ditë të vështira. Por ne do të dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e Borellit, ai kërkoi që ata të mos aplikojnë gjobat dhe ne të mos lëshojmë targa të reja KM. Ne thamë se për ne kjo është në rregull dhe ne do ta respektojmë këtë” – u shpreh Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij nuk do të jetë një periudhë e lehtë, por Serbia "do t'i qëndrojë pranë popullit serb" në Kosovë. (Gyltene Sinani, TVM2)
