Thaçi e Mustafa: Protesta ishte e dëmshme për shtetin

27.01.2015 20:45

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media kanë reaguar pas protestës së sotme, duke vlerësuar se protesta ishte e dëmshme për shtetin e Kosovës...

Qeveria dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve publike, qytetarëve, pronën private dhe ndaj policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës konsideron se është tepër e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndasi nder etnike në Kosovë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se policia gjatë kryerjes së detyrës së saj kushtetuese është përballur me ultimatume politike të paligjshme.

“Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëme shtetit të Kosovës”, është shprehur Mustafa.Ndërsa zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se kjo protestë nuk ka pasur objektiva qytetare por objektiva politike ditore. Dialogu, komunikimi mes pozitës dhe opozitës duhet të zhvillohet në parlament dhe jo në sheshe”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se shteti i Kosovës kurrë nuk do të dorëzohen para dhunës dhe para protestave të instrumentalizuara.

Por Shpend Ahmeti nga Vetvendosje është kundërpërgjigjur duke vlerësuar se Mustafa dhe thaçi me dhunë po tentojnë të mbrojnë pushtetin. Duke i parë rrahjete qytetarëve, jam i tmerruar me masat që Mustafa i merr duke menduar se qytetarët po donë me ja marr karrigen, shkruan Ahmeti në facebook.