Maqedoni

22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

22.11.2022 08:55

22 Nëntori shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit....

22 Nëntori shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare.
 
Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare. 
 
Aty u miratua vendimi për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.Kongresi pati pjesëmarrës intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi Manastiri asokohe ishte qendër e konsujve u zgjodh si qyteti më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.
 
Kryetar i kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi.
 
Shtëpia  ku u mbajt Kongresi i Manastirit në 14-22 nëntor 1908 
 
Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. 
 
Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.
 
Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.