Maqedoni
Parashikimi i motit
22.11.2022 09:05
Këtë të martë territori i RMV-së do të jetë nën ndikimin e vranësirave të ndryshueshme me erë mesatare...

Këtë të martë territori i RMV-së do të jetë nën ndikimin e vranësirave të ndryshueshme me erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Luginës së Vardarit, erë të kohëpaskohshme të fuqishme nga drejtimi juglindor (70km/h).
Pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10°C deri në 16°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe erë nga drejtimi juglindorë. Temperatura minimale do të ulet në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 10°C.
