Botë

Italia dërgon dy ministra në Kosovë dhe Serbi për zgjidhjen e krizës

22.11.2022 13:47

Pas dështimit të Bashkimit Europian, Italia kërkon të gjejë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë....

Pas dështimit të Bashkimit Europian, Italia kërkon të gjejë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për tensionet e fundit dhe çështjen e targave.
 
Qeveria e Romës ka dërguar në një mision ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani dhe atë të mbrojtjes, Guido Crosetto në Beograd dhe Prishtinë. “Punojmë për të zbutur tensionet mes të dyja vendeve edhe falë prezencës së kontingjentit tonë ushtarak.
 
Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes edhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Tajani në një njoftim. Ndërsa ministri Italian i Mbrojtjes nënvizon se kjo vizitë e tyre në Kosovë dhe Serbi po bëhet për të ndihmuar dialogun që është bërë tepër i vështirë.