Likovë, përurohet rruga rajonale Mateç-Ropalcë

22.11.2022 14:43

Për nder të 22 nëntorit - Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në rajonin e komunës së Likovës...

Për nder të 22 nëntorit - Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në rajonin e komunës së Likovës është përuruar rruga rajonale Mateç- Ropalcë, në një gjatësi prej 2.8 kilometra. Bëhet fjalë për një projekt kapital që ka kushtuar 113 milion denarë.
 
“N. P. “Rrugët Shtetërore” ndau një sasi të mjeteve financiare prej 113 milion denarëve dhe bëmë rikonstruimin komplet të kësaj pjese prej 2.8 km, me çka ofrohet një siguri më e madhe në komunikacion e që automjetet të lëvizin më lehtë si për transportin e mallrave ashtu edhe për transportin e qytetarëve.”,- deklaroi drejtori i N. P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi.
 
“Lëshojmë në përdorim një nga arteriet kryesore, rrugët kryesore për banorët e komunës tonë por edhe më gjerë, arritëm ta bëjmë një rrugë sipas standardeve më të larta dhe që banorët tanë të kenë siguri në komunikacion, me një fjalë qytetarët tanë të shijojnë të mirat e shtetit.”,- tha kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
“Inkurajoj të gjitha autoritetet që kanë përgjegjësi në shtet të vazhdojnë me punët e tyre, të vazhdojnë me infrastrukturë, të vazhdojnë me vepra të cilat e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe çdo veprimtari e aksion i të gjithë funksionarëve ka mbështetje të fortë nga BDI, sepse vetëm kështu ne mund ta ndryshojmë të sotmen, ta bëjmë më të mirë të nesërmen.”,- theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Drejtori Ejup Rrustemi gjithashtu njoftoi se po punohet edhe në rikonstruimin e rrugëve të tjera, siç është ajo në Haraçinë, punimet e së cilës pritet të kryhen vitin e ardhshëm, që kjo rrugë regjionale nga Shkupi e deri në Likovë të kompletohet tërësisht. (Fatlum Aqifi, TVM2)