Ekonomi
OEM dhe OEMVP: Të ndihmohen kompanitë në përballje me krizën
22.11.2022 15:47
Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, dhe kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra...

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, dhe kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra, kërkuan nga Qeveria që të ndihmojnë bizneset dhe kompanitë për t’u përballur me krizën energjetike. Qyra po ashtu theksoi edhe problemin me resurset njerëzore për shkak të migrimit të rinisë.
“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi, sidomos mikro dhe biznesi i vogël, është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin të energjetikës, ne kemi problemin e resurseve njerëzore, e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë çmos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet dhe mos të kemi probleme në të ardhmen.”,- tha kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra.
“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë.”,- u shpreh kryetari i Odës Ekonomik, Branko Azeski.
Nga Oda Ekonomike thonë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë bashkëpunimin me OEMVP-në në interes të qytetarëve dhe kompanive të vendit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
