Maqedoni
Kuvendi do ta mbajë seancën e 34
28.01.2015 09:11
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 34-të, në të cilën në rendin e ditës janë disa ligje në lexim të dytë nga sfera e ekonomisë dhe financave...

Дeputetët do të duhet të prononcohen për Propozim-ligjin e plotësuar për toka ndërtimore, ndryshimet e Ligjit për procedurë tatimore, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letra me vlerë, të Ligjit për banka dhe të ligjit për procedurë gjyqësore, si dhe për Propozim plotësimet e Ligjit për fondin e sigurimit të depozitave, të gjitha në lexim të dytë.
Në rendin e ditës është edhe Propozim-Ligji për ndryshime të Ligjit doganor, sipas procedurës së shkurtuar./mia
