Maqedoni

Kërçova shënoi Ditën e Alfabetit Shqip

22.11.2022 17:34

Me rastin e 114 vjetorit të Alfabetit Shqip, mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë...

Me rastin e 114 vjetorit të Alfabetit Shqip, mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë u mbajt manifestimi “Një ditë dhe natë festive” i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës. Edicionin e pestë me radhë të këtij manifestimi e hapi artisti nga diaspora, Pajazit Murtishi, me vargjet kushtuar shkronjave shqipe dhe flamurit tonë kombëtar.  
 
Më pas para publikut u prezantuan instrumentistët me kavalle, Ardi Osmani dhe Mexhait Ramadani, si dhe ikona e valles, Liliana Cingi. 
 
Nën përcjelljen e orkestrës së udhëhequr nga Edis Aliu, me interpretimet e tyre u prezantuan këngëtarët e njohur kërçovarë: Dervish Dervishi, Besiana Mehmeti, Naser Lutfiu, Lindita Purellku dhe Blerim Lutfiu. 
 
SHABAN DALIPI