Vuçiq takoi sot përfaqësues të Listës Serbe

22.11.2022 17:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, nga të cilët siç ka thënë ai, ka kërkuar që të ruajnë paqen dhe stabilitetin.

Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtyu zbatimin e fazës së dytë të vendimit për targat ilegale serbe për 48 orë.

Faza e dytë ka paraparë shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla. Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat në Kosovë. 

"Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur", u tha Hill gazetarëve pas takimit.