Kurti: Kontaktet me Brukselin tani po i mbajnë ShBA-të

22.11.2022 18:50

Nuk mjafton dakordimi për targat....

Nuk mjafton dakordimi për targat pa dakordimin për afatin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka pranuar të shtyjë afatin për implementimin e Ligjit për targat për 48 orë, me kërkesë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, i cili, siç tha Kurti, po i mban kontaktet me Brukselin, pasi ai prej takimit të djeshëm nuk ka pasur më kontakte me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Borrell.