Maqedoni

Mjegull në Strazhë, borë e dobët në Pavleshenc

28.01.2015 09:18

Në qafën malore Strazhë është zvogëluar dukshmëria deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës...

Në qafën malore Strazhë është zvogëluar dukshmëria deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës, ndërsa borë të përkohshme, e cila tani për tani nuk ndalet në rrugë, ka në Pavleshenc, informon në mëngjes Auto moto lidhja e Maqedonisë.
 
Prej atje theksojnë se ende vlen ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve në rrugën Rzhaniçino-Konjare e Poshtme, për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja.
 
Mbetet në fuqi edhe ndalesa e lëvizjes së automjeteve  në rrugën Kiselicë-Zletovë për shkak të rëshqitjes së dheut.
 
Në rrugën rajonale P 2232 në vendin e quajtur "Globica", në afërsi të fshatit Ratavic, Probishtip dhe në drejtimet rrugore drejt fshatrave Stepanci dhe Suvo Grlo komunikacioni është ende në ndërprerje.
 
Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish - Shtip është sanuar dhe komunikacioni zhvillohet në një korsi. 
 
Në rrugët tjera komunikacioni zhvillohet normal nëpër rrugë të lagështa./mia