Botë
ShBA, menaxheri i Walmart vrau 10 persona dhe veten
23.11.2022 09:25
Një person i armatosur hapi zjarr në një market të rrjetit Walmart, në shtetin amerikan të Virxhinias...

Një person i armatosur hapi zjarr në një market të rrjetit Walmart, në shtetin amerikan të Virxhinias, të martën vonë, duke vrarë gjashtë veta më pas edhe veten. Dyqani në Chesapeake tani është i sigurt dhe do të mbetet i mbyllur për disa ditë gjatë hetimit, thonë nga policia.
“Sapo arritëm aty, gjetëm prova se kishin ndodhur të shtëna, dhe po vazhdonin në mënyrë aktive. ne u kundërpërgjigjëm. Ne hymë brenda, dhe gjatë 30 - 45 minutave të ardhshme, gjetëm viktima të shumta dhe të plagosur.”,- deklaroi oficeri i policisë në Chesapeake, Leo Kosinski.
Në Qendrën e Konferencave Chesapeake është hapur një vend ribashkimi për anëtarët e familjes që kërkonin të afërmit e tyre që mund të kishin qenë në ndërtesë.
“Ai hyri në orën 22:00 sonte dhe ne morëm një telefonatë, ne fakt, gruaja e tij mori një telefonatë, rreth orës 22:18 duke thënë se ishte qëlluar. Në atë moment, kjo ishte gjithçka që ne dinim. Nuk dinim se si dhe pse. Dhe ajo që ishte vërtet e çuditshme për ne është se ai kishte hyrë në ora 22, kështu që ai nuk kishte qenë as 10 minuta atje.”,- u shpreh motra e viktimës së të shtënave.
Në vitin 2019, të shtënat masive po në një super-market Walmart në Teksas lanë 23 të vdekur. Të shtënat e fundit, janë të dytat e përmasave të tilla në vetëm pak ditë teksa një tjetër person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në Kolorado, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 17 të tjerë.
BELINDA KOKA ADEMI
