Botë
Gjykata Supreme vendos kundër referendumit të Skocisë për pavarësi
23.11.2022 11:33
Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar konstatoi të mërkurën se Skocia...

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar konstatoi të mërkurën se Skocia nuk mund të mbajë referendum të dytë për pavarësi, pa lejen e Qeverisë britanike.
Qeveria gjysmëautonome e Skocisë dëshironte të mbante referendum në tetor të vitit 2023 me pyetjen “A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?” Por, Gjykata Supreme konstatoi se nuk është në fuqinë e Parlamentit skocez “të bëjë legjislacion për një referendum për pavarësinë skoceze”.
Qeveria konservatore e Mbretërisë së Bashkuar në Londër ka refuzuar ta pranojë një votim të tillë, duke thënë se përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte dhënë në një referendum të vitit 2014.
Në referendumin e vitit 2014, skocezët nuk pranuan t’i jepnin fund bashkimit më shumë se 300-vjeçar me Anglinë, duke votuar 55% kundër pavarësimit nga Mbretëria e Bashkuar. Dy vjet pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian, aktivistët që kërkojnë pavarësimin besojnë se referendumi do të kishte rezultate të tjera.
