Botë
Çështja e targave, Kurti: Serbia hodhi poshtë 8 mundësi zgjidhjeje
23.11.2022 15:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se për çështjen e targave ka pasur tetë mundësi zgjedhjeje...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se për çështjen e targave ka pasur tetë mundësi zgjedhjeje dhe fajëson Serbinë që nuk pranoi asnjërën prej tyre.
“Tri kanë qenë më të përshtatshme për ne, 5 jo, por Serbia se ka pranuar asnjë. Ne luteshim të mos vinte puna te ato pesë, por te këto tri, por nuk erdhi te asnjëra.”,- deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti thotë se Komuniteti serb është komuniteti më i mbrojtur në Republikën e Kosovës dhe për mos arritjen enjë marrëveshjeje përveç Vuçiqit, fajëson edhe komunitetin ndërkombëtar
“Të drejtat për pakica në kushtetutë të Kosovës nuk i gjen ne kushtetutë të Serbisë e as në vendet më të avancuara të BE-së. Përfaqësuesi i lartë fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit. Filloi të negociojë për një marrëveshje vetëm për pezullim të vendimit, qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Në rend ditë ishin dy çështje: propozimi i BE-së dhe situatat aktuale. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, prandaj edhe takimi përfundoi.”,- tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti shton se vendimi për targat nuk mund të jetë objekt negocimi, pasi është vendim i qeverisë që duhet zbatuar.
GYLTENE SINANI
