Botë
Gjashtë bullgarë rrëmbehen në Sudan
28.01.2015 09:35
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme sot njoftoi se gjashtë shtetas bullgarë janë rrëmbyer në pjesën jugore të Sudanit...

Siç njofton BTA, një helikopter i kompanisë ajrore bullgare që ka kryer flturime për Prohramin botëror për ushqim të Kombeve të Bashkuara, më 26 janar detyrimisht ka ateruar në rajonin e qytetit Kadugli në pjesën jugore të Sudanit.
Helikopteri ka fluturuar në marshrurën Rumbek në Sudanin Jugor deri në Kartum në Sudan. Helikopteri ka pasur leje për fluturim edhe nga autoritetet sudaneze dhe nga Sudani Jugor.
Gjashtë bullgarë, tre anëtarë të ekuipazhit dhe tre përfaqësues të Programit botëror për ushqim, janë rrëmbyer nga grupi Lëvizja çlirimtare popullore sudaneze - Veri, i cili lufton kundër forcave qeveritare në rajon.
Përfaqësues të Programit botëror për ushqim kanë hyrë në kontakt me grupin e kryengritësve.
Edhe MPJ-ja bullgare është në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e Sekretarit të përgjithshëm të KB-së dhe me organet e tjera të organizatës botërore të cilët po përpiqen që të lirojnë pengjet bullgare./mia
