Botë
Shqipëri, bie intensiteti i shiut, gjendja ende problematike
23.11.2022 17:47
Ndonëse intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë ndjeshëm, situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë...

Ndonëse intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë ndjeshëm, situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë vijon të jetë problematike.
Mbi 2 mijë hektarë tokë në të dy qarqet llogaritet të jenë nën ujë. Fëmijët nuk shkojnë në shkollë, ndërsa jeta është paralizuar totalisht. Të vetmit që dalin nga shtëpitë e rrethuara nga uji për të blerë ushqime janë burrat.
Qeveria bën të ditur se dhjetëra familje janë të evakuuar dhe se forcat e ushtrisë janë në gatishmëri për të siguruar lëvizjen e banorëve dhe vendet e akomodimit të atyre që u janë përmbytur shtëpitë.
LULJETA NDOKA
